‘Pastrimi’ i skandalit të naftës grupit Volkswagen Group i ka kushtuar 5.5 miliardë euro këtë vit.
“Gjiganti automobilistik gjerman vitin e ardhshëm do të paguajë edhe dy miliardë euro, dhe në vitin 2020 një miliard shtesë”, tha drejtori finaciar i Volkswagenit, Frank Witer.
Volkswagen, që nga viti 2015, kur shpërtheu skandali “Dieselgate” për mashtrimin në testet e emisioneve të motorëve me naftë, ka paguar rreth 30 miliardë euro si rezultat i padive nga konsumatorët dhe ndëshkimit nga autoritetet rregullatore, transmeton KP.
Gjithashtu, Volkswagen po fokusohet në zhvillimin e veturave elektrike këtë vit, dhe në fillim të vitit 2019 do të prezantojë anëtarët e parë të familjes ID.
Përveç kësaj, vëmendje e madhe do t’i kushtohet rritjes së shitjeve në Kinë, tregu më i madh i veturave në botë.