Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, sapo ka dalë nga Kryeministria.
Raportohet se Kurti ka ftuar ministrat në mbledhje, përfshirë edhe Hajdarin, pas bastisjeve të sotme në MINT, me urdhër të Prokurorisë Speciale, nën dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore, ku u arrestuan tre persona.
Askush nga kabineti qeveritar nuk ka dashur të flasë për takimin e sotëm me kryeministrin Kurti.
Shumica e ministrave tashmë kanë dalë nga objekti i Qeverisë./RTK