Skandali në Për'puthen përfshihet edhe miku i ngushtë i Teas, Melisës e Anës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Skandali në Për’puthen përfshihet edhe miku i ngushtë i Teas, Melisës e Anës

    Insajderi
    03 February 2021 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Miku i ngushtë i konkurrenteve Tea, Melisa dhe Ana, Ardit Cuni ka folur rreth ngjarjeve të fundit në emisionin “Për’puthen”, pas fotografive të Beartit dhe Teas.

    Ai në një postim të bërë në profilin e tij në “Instagram”, ka paralajmëruar se do të ketë edhe disa fakte të tjera të cilat tregojnë që produksioni i ka detyruar që të jenë çift me Andin.

    “Një nga deklaratat dëgjova që thuhej, ‘Në asnjë mënyre nuk ndodh që në një TV të të kushtëzojnë të flasësh të vërtetën apo të detyrojnë’ ndërsa pak më poshtë ‘Ndalohet rreptësishtë të flasësh me palë të treta informacione që ndodhin brenda produksionit, ku koherenca?, unë mendoje se janë duke munguar fotografitë e mëdha”, shkroi ai.

    Gjithashtu ai tha që nuk dëshiron ti dal askujt në mbrojtje dhe që publikut janë duke i paraqitur skena të shëmtuara.

    “Nuk kam koment me këto skena kaq të shëmtuara që i servirni publikut. As nuk me intereson të dal në mbrojtje të askujt, fajtorët janë fajtorë, po produksionit i lezetonte shumë kur të futeshin nëpër giveaway për të shtuar ndjekësit, apo tag nëpër çdo foto me detyrim për pak më shumë like”, shtoi ai.

    Madje ai paralajmëroi se çudia më e madhe zgjat vetëm tri ditë.

    “E si përfundim çudia më e madhe zgjat vetëm 3 ditë, sot i bie e 3 më duket”, përfundoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark