×
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Skandalizon Komuna e Mitrovicës: Pronarit të kompanisë i mundësohet që të kurdisë tenderin për veten

    Insajderi
    02 February 2024 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një tender që Komuna e Mitrovicës së Jugut që drejtohet nga njeriu i PDK-së, Bedri Hamza ku janë planifikuar shpenzimi i 60 mijë eurove para të arkës së shtetit në Prokurori është deponuar një dyshim për kurdisje. Një hulumtim i Insajderit ka gjetur se te dokumenti i specifikave teknike për këtë tender, si autor i tij del pronari i firmës që vet garoi në të.

    Gazeta Insajderi

    Matja e cilësisë së ajrit e kishte preokupuar Komunën e Mitrovicës së Jugut, që drejtohet nga njeriu i PDK-së, Bedri Hamza.

    Për këtë në gusht të vitit të kaluar kjo komunë shpalli tenderin “Furnizimi dhe Montimi i Stacioneve dhe Softverit për Matjen e cilësisë së ajrit” që planifikon të shpenzoi 60 mijë euro në të.

    “Komuna e Mitrovicë- merr vendim që të anuloi këtë aktivitet të prokurimit pasi që nuk ka pranuar oferta të përgjegjshme”, thuhet në njoftim në dosje të këtij tenderi.

    Por, a është krejt kjo arsyeja?

    Në garë, me ofertën prej 59 mijë eurosh për ta marrë këtë tender ishte edhe kompania “Vitech SH.P.K”, pronë e Fatmir Cakaj me 50 përqind të aksioneve dhe gjysmën tjetër e mban Valon Morina.
    Në dosjen e këtij tenderi ekziston edhe dokumenti i emëruar si “Nr 9195-248 Specifikacionet për stacionet e monitorimit të ajrit Mitrovicë”.

    Në një hulumtim të Insajderi del që autor i këtij dokumenti është vet pronari i firmës që është në garë për këtë tender, Fatmir Cakaj.

    Në këtë dokument del që pastaj këtë dokument që autor është Cakaj, e ka ruajtur e deponuar tutje në platformën “e-prokurimi” zyrtari i tenderëve në Komunën e Mitrovicës, Haxhimet Ferati.

    Insajderi kishte raportuar për këtë zyrtar, dhe raportimin e plotë e gjeni këtu:

    Pas raportimit të Insajderit suspendohet zyrtari i prokurorimit në Mitrovicë, i akuzuar për korrupsion
    Rasti lajmërohet në Prokurori, ngritën dyshime edhe për favorizim

    Gazeta Insajderi merr vesh që ky tender tashmë është denoncuar në Prokurori.

    Në këtë rast, denoncuesi ka përmendur faktin që autori i specifikave teknike ishte bash pronari i kompanisë në garë, Fatmir Cakaj, por nuk ishte ndalur me kaq.

    “Gjatë analizimit të dosjes së tenderit përveç se AK ka përgatitur specifikime teknike te cilat I janë përshtatur 100% pike për pike prodhuesit francez Ellona për modelin të cilin e përfaqëson OE Vitech SHPK”, thuhet në denoncim./Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark