×
  • Sport
  • Sport

    SKANDALOZE!! Babai i Gjokoviçit feston me flamurin e Putinit!

    Insajderi
    26 January 2023 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tenisti serb Novak Gjokoviç ka pushtuar sërish faqet e para të mediave australiane e mbarë botës për shkak të babait të tij, Srgjan Gjokoviç.

    Ky i fundit është “kapur mat” gjatë “Australian Open”, duke festuar me disa tifozë, që mbanin flamurin rus, ku ndodhej edhe fotografia e presidentit rus Vladimir Putin. Jo vetëm kaq, por tifozët kishin veshur një bluzë ku ishte gërma “Z”, simboli i luftës që Rusia po zhvillon në Ukrainë. Madje këta tifozë kishin mbajtur fanellën e dënuar nga e gjithë bota edhe në stadiumin “Rod Laver Arena” në momentin që po luante Novak Gjokoviç.

    Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, Srgjan Gjokoviç është pranë këtij tifozi me bluzën që ka gërmën “Z”. Federata Australiane e Tenisit ka publikuar një komunikatë, ku dënon mbajtjen e flamujve dhe simboleve të papërshtatshme, duke shtuar se këta persona kanë kërcënuar edhe rojet e sigurisë së “Australian Open”, por më pas janë përjashtuar nga stadiumi nga policia.

    Në total janë 4 persona, që kanë takuar babain e tenistit serb dhe kanë dalë foto e video me të. Shumë tenistë e kanë konsideruar si të rëndë këtë gjest të babait të tenistit, që ka përfshirë politikën në sport.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark