×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Skandaloze: Ministrja Rizvanolli dhe deputetë të VV-së e bëjnë Kosovën pjesë të Serbisë

    Insajderi
    29 June 2023 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja Artane Rizvanolli, deputeti Armend Muja e Fitim Uka janë vetëm disa nga akterët e Lëvizjes Vetëvendosje që po e shkelin me dy këmbë parimin kushtetues.

    Eprores së Ekonomisë në Qeverinë Kurti i figuron lokacioni “Prishtinë, Serbi” në platformën ndërkombëtare të publikimeve shkencore “Scopus”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Paraqitja e çfarëdo qyteti si pjesë të Serbisë përbën shkelje të integritetit territorial dhe rendit kushtetues, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

    Përveç Rizvanollit, lokacioni “Prishtinë, Serbi” figuron edhe tek deputetë të tjerë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Deputeti që flet shpesh për rendin kushtetues dhe integritetin territorial, Armend Muja, e ka përzgjedhur njësoj kryeqytetin e Kosovës si pjesë të Serbisë.

    Kompromisin e njëjtë sikurse bashkëpartiakët e tyre vetëm që të jetë pjesë e platformës ‘Scopus’ e ka bërë edhe Fitim Uka, Mirsad Shkreta dhe Ardian Gola.

    Ky kompromis, që kryeqyteti i Kosovës të prezantohet si pjesë e Serbisë, po bëhet për shkak se platforma “Scopus” nuk po e njeh ende shtetin e Kosovës.

    Përkundër kësaj, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, pati thënë në shtator të vitit të kaluar se platforma ‘Scopus’ e njeh Kosovën.

    “Përkundër nismave individuale të hulumtuesve që Kosova të jetë e listuar në një nga platformat më të rëndësishme shkencore në botë, siç është platforma Scopus, deri më tani ka munguar pjesa institucionale e veprimit. Si rezultat, e gjithë puna e hulumtuesve tanë nga Kosova deri më tani i është faturuar Serbisë”, ka deklaruar ajo.

    Për shkeljen e parimeve kushtetuese, MINT-i po e “përndjek” nëpërmjet ARBK-së edhe mediumin kosovar Klan Kosova. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark