×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Skandaloze: Pushuesve kosovarë iu lëshohen këngë serbisht në Lukovë të Shqipërisë

    Insajderi
    01 August 2023 - 21:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përveç ankesave për rritje të çmimeve, pushuesit kosovarë po ngrisin brengën edhe për përzgjedhjet muzikore nga ana e mikpritësve në Shqipëri.

    Një lexues i Gazetës Insajderi ka dërguar video në adresë të mediumit, ku dëgjohet kënga e Seka Aleksiq, një këngëtare serbo-boshnjake nga Beogradi duke i “argëtuar” pushuesit.

    Sipas lexuesit, kjo ka ndodhur në Lukovë të Shqipërisë.

    “Shqipëri – Lukovë ( Enjoy beach ) tërë ditën këngë serbisht, shume mos respekt per shqiptaret nga Kosova”, ka shkruar lexuesi.

    VIDEO:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark