×
  • Lajme
  • Insajderi

    DEL VIDEO | Publikohet momenti kur rreshteri Hamziç sulmon zyrtaren policore në Pejë

    Insajderi
    16 May 2022 - 19:49

    Janë publikuar pamjet e sulmit fizik të rreshterit policor, Senad Hamziç ndaj një kolege të tij në Policinë e Kosovës.

    Pamjet e publikuara nga Sinjali shfaqin Hamziçin brenda një veture teksa sulmon fizikisht zyrtaren e Policisë së Kosovës.

    Inspektorati Policor të Kosovës ka arrestuar sot Hamziçin, të dyshuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “kanosje”.

    IPK njofton se me gradën e rreshterit, Hamziç, “jashtë detyrës zyrtare është i përfshirë si i dyshuar në një rast të lëndimit të rëndë trupor”.

    Pas kësaj, hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kujdestar kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse viktima, e cila është zyrtare policore është dërguar për trajtim mjekësor.

    “Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘kanosje’”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark