×
  • Sport
  • Euro 2020

    Skandaloze: Trajneri i Austrisë mbështet Arnautovic pas fyrjes raciste ndaj shqiptarëve

    Insajderi
    17 June 2021 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Austrisë, Franco Foda, ka mbështetur sulmuesin Marko Arnautovic pas fyrjes raciste që i bëri mbrojtësit shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioskit, raporton Insporti.

    Arnautovic, i cili shau Alioskin duke përdorur baza etnike, është dënuar nga UEFA me një ndeshje mos-lojë.

    Por, trajneri i Austrisë, Franco Foda, ka shprehur mbështetje për sulmuesin 32 vjeçar, duke thënë se ai ishte provokuar.

    “Ai ishte provokuar nga lojtarët e Maqedonisë së Veriut ndaj reagoi ashtu. Ne e mbështesim atë, natyrisht. Ai ka bërë shumë për Austrinë dhe do të kthehet të luajë në ndeshjen ndaj Ukraines” – deklaroi ai.

    David Alaba, the Austria captain, appeared to grab Arnautovic's jaw to stop him speaking

    Babai i Arnautovic është serb, teksa Ezgjan Alioski është shqiptar që përfaqëson Maqedoninë e Veriut.

    Kujtojmë që UEFA dënoi Arnautovic me një ndeshje mos-lojë, teksa ai rrezikonte një dënim prej 10 ndeshjeve./Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark