Insajderi
Lajme

“S’kemi besë, fëmijët kërkuan të shkojnë të dajtë”- flet babai i Naim Murselit

Insajderi
05 December 2023 - 17:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“S’kemi besë, fëmijët kërkuan të shkojnë të dajtë”- flet babai i Naim Murselit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shaban Murseli, babai i Naimit i cili po dyshohet se organizoi vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj, ka folur për gjendjen e fëmijëve, problemet mes çiftit si dhe për besën që i dhanë familja e të ndjerës Ademaj.

“Fëmijët e Liridonës mbrëmë për herë të parë i kanë kërkuar dajtë. Ne nuk kemi asnjë kontakt me familjen Ademaj. Unë i kam dërguar dy persona tek familja e Liridonës dhe kam kërkua të marr pjesë në rivarrim, nuk më kanë kthyer përgjigje. Besë kemi pas dy ditë, dy ditë kanë kalua dhe ne nuk kemi më asnjë informatë tjetër”, ka thënë Shaban Murseli babai i Naimit për “Indeksonline”.

Murseli dje ka përcjellë një mesazh përmes një interviste për familjen Ademaj.

“Mesazhi im kishte me qene, hajdeni ti ndërrojmë venat”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark