×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Skenari i Greqisë do të përsëritet, e ndoshta do ta shkatërrojë Evropën

    Insajderi
    07 January 2019 - 15:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ai ka pretenduar se sivjet Bashkësia Evropiane do të shpërthejë përbrenda, dhe ka publikuar se cili shtet do të jetë “Greqia e re”.

    Siç ka thënë ai, ky vit nuk do të jetë i vështirë për BE vetëm për shkak të Brexitit, por edhe për shkak të shteteve tjera të cilat mund ta rrezikojnë integritetin e Bashkimit Evropian.

    Protestat kombëtare në Francë janë vetëm tregues të asaj se çfarë na pret sivjet, pretendon Feierstein.

    “Do të shihni trazira globale. Do të shihni se çfarë do të ndodh në Itali kur Bashkimi Evropian do të tentojë të bëjë atje diçka me dhunë”, ka thënë ai, duke menduar në masat e kursimit të cilat po paralajmërohen.

    Feierstein ka paralajmëruar se Italia dhe Franca mund të pësojnë me borxhe siç është e ngarkuar Greqia, duke pretenduar si dëshmi për këtë rejtingun e keq të presidentit Macron, shkallën e lartë të papunësisë dhe pabarazinë e lartë sociale në këtë shtet.

    “Italia ka 4 bilionë borxhe, të cilat thonë se nuk do t’i paguajnë. Franca ka situatë të ngjashme por ata kanë edhe protesta qytetare në të cilat populli po e djegë Parisin. Këtu dikush duhet të shkojë”, ka vlerësuar Feierstein.

    Edhe Italia edhe Franca, përndryshe po i shkelin rregullat e BE për buxhet. Pas vetëm një viti të përmbajtjes, në vitin 2018, Parisi ka paralajmëruar që deficiti i buxhetit në vitin 2019 do të jetë 0,2 për qind më i lartë se pragu prej 3 për qind, sa lejojnë rregullat e BE. Brukseli është pajtuar ta tolerojë këtë shkelje.

    Italia është në konflikt të madh me Bashkimin Evropian, në lidhje me buxhetin. Vitin e kaluar Bashkimi Evropian është përpjekur ta vendosë Italinë nën “masat disiplinore” për shkak të shkeljes së rregullave, por konflikti u zgjidh në dhjetor, kur Italia e pranoi marrëveshjen për buxhet, përkundër kritikave të ashpra të opozitës./Insajderi.com.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark