×
  • Lajme
  • Lajme

    Skënder Reçica viziton njërën nga kompanitë më të suksesshme që ofron shërbime edhe jashtë vendit

    Insajderi
    30 January 2021 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Skënder Reçica, e ka vizituar sot njërën nga kompanitë më të mëdha në Kosovë në fushën e shërbimeve, e cila ofron shërbime për kompani me renome në Zvicër, Gjermani dhe vende të tjera evropiane.

    “SPEEEX është një kompani model e suksesit me  rreth 1200 të punësuar. Përgëzova z. Fikret Murati dhe stafin e tij për punën dhe mundësinë e punësimit që janë duke u ofruar të rinjve tanë. Puna dhe përkushtimi i tyre ka bërë që edhe në kohë pandemie të rrisin numrin  e të punësuarve për rreth 500”, ka shkruar Reçica.

    “Ne si shtet duhet të ofrojmë kushte më të favorshme për biznese të tilla dhe të krijojmë lehtësira në zhvillimin e tyre”.

    “Do të angazhohem si gjithmonë, që të rinjët të kenë të ardhme të sigurtë në vendin tone”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark