Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Skënder Reçica, ka thënë se vota për NISMA dhe për të është votë për ata që nuk dëgjohen, votë për pensionistët, për veteranët dhe për invalidët.
Tutje, Recica ka thënë se kjo votë është edhe për personat me aftësi të kufizuara, për kategoritë sociale, për viktimat e dhunës seksuale dhe ppër personat me aftësi të kufizuara, për kategoritë sociale dhe për viktimat e dhunës seksuale.
“Të nderuar qytetarë, miq e familjarë,Vota e juaj për NISMA Socialdemokrare dhe për mua është votë për ata që nuk dëgjohen, votë për ata që nuk dëshiron t’i dëgjojë askush në shoqërinë tonë, votë për pensionistët, për veteranët, për invalidët, për personat me aftësi të kufizuara, për kategoritë sociale, për viktimat e dhunës seksuale, punëtorët dhe të drejtat e tyre.Të bashkuar me Çlirimtarët!”, ka shkruar Recica./Insajderi.org