×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Skender Shengyli i kundërpërgjigjet Qemal Krasniqit: Nuk i kam thënë vetës legjendë, por më thotë e gjithë Kosova

    Insajderi
    16 July 2022 - 21:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pritej që gjendja te klubi i Lirisë të ndryshonte me ardhjen e kryesisë së re, megjithatë, anipse dukej se gjërat ndryshuan për të mirë kjo gjë nuk u bë.

    Javën që lam pas, Insajderi kishte kontaktuar me Qemal Krasniqin, i cili mohoi të këtë gjendje jostabile tek klubi. Madje, ai shtoi se të gjitha këto zëra “kinse situata është e mjerueshme” kanë dalë nga ish- trajneri Skendër Shengyli, i cili sipas drejtuesit të FC Liria, kur flet është nën ndikimin e alkoolit.

    Por, klubi ka ende borxhe! Këtë vazhdon ta thotë ish-trajneri, Skënder Shengyli, i cili në një prononcim për Insajderin tha se ende asnjë cent nga borxhet nuk është paguar.

    “Kryesia aktuale ka dhënë premtime se do t’i qlyejë të gjitha obligimet, asnjë cent nuk ka pagu. Ka premtu se do të vijnë trajnerë nga Besiktas, asgjë nuk është realizu

    Tutje, Shengyli tha se gjendja aktuale te klubi ka bërë që ai ta ngritë zërin.

    “Për shkak të gjendjes aktuale që është klubi jam çu i vetmi, kam fol që gjendja është alarmante. Pronari që ende me letra nuk është kryetar klubi dhe ai ka filluar të lypë ndihma nga Shoqata e Esnafit, ka kërkuar ndihmë që ai me udhëheq klubin.

    Duke shtuar se klubi ka borxh të madh edhe ndaj ATK-së, kjo pasi nuk është paguar trusti i lojtarëve e trajnerëve, Skender Shengyli tha: “Liria ka bukur borxhe një ndër borxhet që ka është edhe ndaj ATK-së, se trustet e lojtarëve, punëtoreve dhe trajnerëve me vite na është heq trusti nga pagat tona – të gjitha këto kanë qënë nën mbikqyrjen e tij.

    Ndër të tjerash, ish- futbollisti i njohur i është kundërpërgjigjur kryetarit, Qemal Krasniqi lidhur me deklaratat ndaj tij. 

    “Unë kam dhënë deklarata që nuk është gjendja e mirë në klub. Kur kam dhanë deklaratën ka qenë në pikë të ditës, ai ka nejtë me mua një herë në jëtë. Unë e kam akuzua kryetarin aktual, Rrahman Kiqen po pse ai është përgjegjur nuk po e di.

    “Ai ka përmend që jam dashuru në vetvete, unë asnjëherë nuk i kam thënë vetës legjendë, por më thotë e gjithë Kosova dhe diaspora. Qe 5 vite është aty ai Qemali, dhe nuk ka mujtë me fut klubin në Superligë, 5 vite vetëm ai nuk po ndërrohet, shtrohet pyetja pse?

    “Shpifjet ka qenë në gjendje alkooli, po e quan vetën legjendë, mosha e ato janë rrena të kullume, i kam 62 por jam aktiv. Mos të çohet një zotni që nuk ka lidhje me futboll me etiketu dikë që kurrë në jetë nuk e ka marrë një karton të kuq kam përfundu karrierën pa karton të kuq” – tha Skender Shengyli për Insajderin.

    Krejt në fund, Shengyli edhe një herë u shpreh i gatshëm të përballet me këdo për këto ngjarje.

    “Unë e kam lënë klubin, nuk do të punojë aty më, por për hirë të korrektisisë, të gjithë po presin Liria me u kthy në Superligë” – përfundoi Skender Shengyli.

    /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark