
Policia e Kosovës ka arrestuar një person (R.R 70 vjeç) i cili dyshohet se të mërkurën pasdite ka sulmuar me sëpatë një person tjetër në fshatin Izbicë të Skenderajt.
“Nga hetimet e para, bazuar në deklaratat e siguruara nga viktima dhe i dyshuari, dyshohet që veprës penale i ka paraprirë një zënkë e çastit në mes të dyshuarit dhe viktimës “, njofton Policia e Kosovës.
Ngjarja fillimisht ishte raportuar për një person te lënduar. Njësitë policore me të arritur në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se si pasoj e lëndimeve të՞ pësuara viktima A.B, 58 vjeçar, kishte kërkuar tretman mjekësor ne QKMF Skenderaj, më pas ishte transferuar për në QKUK, njofton policia.
Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kompetent të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Insajderi.com