
Një person në Skenderaj ka qëlluar me armë qenin e fqinjit të tij. Ai është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe i është konfiskuar një armë – pushkë gjysmë automatike.
Siç njofton Policia e Kosovës, i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt pas intervistimit.
Në 24 orët e fundit, policia njofton se ka arrestuar gjithsej 15 persona, prej të cilëve tetë vazhdojnë të jenë në mbajtje./Insajderi.com