Insajderi
Lajme

Skenderaj: Parkoi BMW-në skaj rruge për shkak të një defekti, iu vodh nga hajnat

Insajderi
03 September 2023 - 09:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Skenderaj: Parkoi BMW-në skaj rruge për shkak të një defekti, iu vodh nga hajnat
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një burrë në Skenderaj ka raportuar se dikush ia ka vjedhur veturën “BMW” që e kishte parkuar skaj rrugës për shkak të një defekti teknik.

Kjo u konfirmua në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, teksa thuhet se rasti është nën hetime.

“VJEDHJE E VETURËS – Skenderaj 01-02.09.2023 – NN. Ankuesi kosovar, ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tipit BMË me targa vendore, të cilët e kishte parkuar skaj rrugës për shkak të një defekti teknik. Njësitet policore kanë dalë në venin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërkohë që është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e PK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark