Pas 150 vitesh, Jack Daniel më në fund ka pranuar se pas formulës së uiskit më të famshëm në botë qëndron një skllav.
Deri më tani ishte thënë se një prodhues pijesh alkoolike, i quajtur Dan Call, kishte mësuar nxënësin e tij, Jasper ‘Jack’ Daniel se si të drejtonte fabrikën e pijeve alkoolike.
Por duket se marka e njohur është gati që të pranojë historinë e diskutueshme.
Sipas NYTimes, nuk ishte Dan Call që zbuloi formulën e uiskit, por një nga skllevërit e tij. Ai quhej Nearis Green dhe kishte mjaft përvojë në fushën e pijeve alkoolike.
Në një biografi thuhet se Call i kishte kërkuar skllavit të tij që t’i mësonte Danielit gjithçka dinte. Një vit më vonë, Jack Daniel hapi fabrikën e tij dhe punësoi dy nga djemtë e Green.
Një nga fotot e asaj kohë tregon Jack Daniel të ulur pranë djalit të Green, shkruan mapo.al
Në atë kohë personat me ngjyrë nuk mund të uleshin aq afër pronarëve.