Kontingjenti i klubit të futbollit Ballkani do të niset sonte për në Kazakistan, ku do ta zhvillojë ndeshjen e radhës së fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.
Kampioni i Kosovës do të luajë të enjten në kuadër të Grupit C, ndërsa do të jetë mysafir i Astanës.
Therandasit do të ushtrojnë të martën dhe të mërkurën lehtë në tokën kazake para ndeshjes që do të luhet të enjten në orën 16:30 me kohën tonë lokale.
Astana e kishte fituar lojën e parë me Ballkanin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me rezultat 2:1.
Skuadra nga Suhareka aktualisht gjendet në vendin e tretë në grup me 3 pikë, duke e regjistruar një fitore e dy humbje