×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Skuadra e Brazilit akuzohet për homofobi, gjykata kërkon shpjegim brenda 48 orësh

    Insajderi
    01 July 2021 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shoqata për mbrojtjen e të drejtave LGBT, ka ngritur një ankesë për mungesën e fanelës me numrin 24 midis lojtarëve të “Seleçaos”. Gjykatësi i Rio de Janeiro i ka dhanë 48 orë kohë Federatës Braziliane për t‘u shpjeguar.

    Ndërsa Brazili përgatitet të përballet me Kilin në çerekfinalet e “Copa America”, Federata e Futbollit të këtij vendi është thirrur për t’iu përgjigjur akuzave të homofobisë, që janë ngritur nga shoqata për mbrojtjen e të drejtave LGBT, e cila ka ngritur një ankesë për mungesën e fanelës me numrin 24 midis lojtarëve të “seleçaos”.

    Numri 24, në fakt, shpesh atribuohet komunitetit homoseksual në Brazil. Gjykatësi i Rio de Janeiro, Ricardo Cyfer, i ka dhanë 48 orë kohë Federatës Braziliane për të shpjeguar pse asnjë nga 24 lojtarët e thirrur nga trajneri Tite.

    Te kombëtarja braziliane askush nuk ka dashur ta vishte fanelën me numrin 24, ndërkohë që te ekipet e tjera pjesëmarrëse në “Copa America” një gjë e tillë nuk ngjet. Mesfushori i Aston Villa, braziliani Douglas Luiz, emri i fundit në listën e “seleçaos”, zgjodhi fanelën me numër 25, duke e “kapërcyer” numrin 24.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark