×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Skuadra e madhe shqiptare tërhiqet nga garat

    Insajderi
    23 July 2022 - 17:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edicioni i 31-të i kampionatit të futbollit në Ligën e parë në sezonin 2022/2023, përfundimisht do të zhvillohet me vetëm me 11-të ekipe, pasi klubi i futbollit Renova, pas 17 sezoneve do të tërhiqet nga garimi në elitën e futbollit.

    Këto ditë pronarët e klubit pritet të dalin me komunikat zyrtare.

    Klubi I futbollit Renova përfundimisht nuk do të jetë pjesë e kampionatit të ri 2022/2023 në Ligën e Parë të futbollit vendor, edhe pse deri më sot ekzistonte shpresa se megjithatë kjo skuadër me renome do të vazhdojë garimin. Burime të afërta të KlanM me këtë skuadër, pohuan se përfunimisht ekipi do të tërhiqet nga garat në elitën e futbollit.

    KlanM merr vesh se 99.9% kjo është punë e kryer dhe ditët në vijim pritet të njoftohet opinioni por edhe FFM-ja.

    Klubi futbollit Renova, për 17 vite ishte një ndër skuadrat më stabile në Ligën e parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut. Ishte skuadra e parë shqiptare që fitoi titullin kampion në sezonin 2009/2010, fitues i Kupës në vitin 2013 dhe gjashtë here ka përfaqësuar vendin në garat Europiane.

    Por nga klubi i futbollit Renova për Klan M pohojnë se punimet në ndërtimin e kompleksit sportiv vazhdojnë sipas dinamikës së paraparë që jepë shpresë tërheqja nga garat do të jetë e përkohshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark