×
  • Sport
  • Sport

    Skuadra e njohur londineze e interesuar për shërbimet e Armando Brojas

    Insajderi
    20 July 2023 - 22:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    West Ham është duke negociuar me Chelsea-n për transferimin e sulmuesit shqiptar Armando Broja.

    “La Gazzetta dello Sport” të enjten shkruan se West Ham dëshiron të marrë sulmuesin kuqezi në formën e një huazimi për sezonin e ardhshëm.

    Në fakt, West Hami prej kohësh është duke kërkuar Brojën, i cili tashmë është afër rikthimit në fushën e blertë pas lëndimit të pësuar në mesin e sezonit të kaluar.

    Në rast se West Ham do të transferojë shqiptarin, atëherë Gianluca Scamacca do të ‘fluturoj’ drejt Romës, pasi që futbollisti italian dëshiron rikthimin tek klubi i tij i zemrës. /rtk

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark