Skuadra shqiptare Voska nga Ohri ka arritur për herë të parë të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut.
Voska mposhti Bregalnicën në Shtip me rezultatin 1:0. Alen Jasharovski shënoi golin e fitores për skuadrën shqiptare. Ai realizoi me kokë nga një distancë e largët në minutën e 70-të.
Ndërkohë, të enjten prej orës 13:00 në qendrën e Federatës së Maqedonisë së Veriut, skuadra tjetër shqiptare Shkupi do të përballet me Rabotniçkin.
Kjo ndeshje është dashur të luhej të mërkurën, por u shty për të enjten për shkak të reshjeve të mëdha të shiut. /koha/