Piloti i Mercedes Lewis Hamilton dhe ai i Ferrarit Charles Leclerc janë skualifikuar nga gara e zhvilluar në pistën e Austin, pak orë pas përfundimit të garës së Çmimit të Madh të Amerikës në Formula 1.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë organizatorët e garës që kanë njoftuar se dy pilotëve u janë zeruar pikët pas garës, për shkak të parregullsive që komisari i garës ka evidentuar në makinat e tyre, në pjesën e poshtme
Piloti britanik ishte renditur i dyti në garë, ndërsa Leclerc u klasifikua na vendin e gjashtë, megjithatë të dy këta pilotë kanë humbur pozicionet e tyre dhe të gjitha pikët e fituara në këtë garë. Pas fituesit Max Verstappen renditet Lando Norris me McLaren, që e mbylli garën në vendin e tretë., ndërkohë që në podium ngjitet edhe Carlos Sainz. /TP/