Në postim në blog Skype përshkruan hapat nevojshëm për ta bërë këtë gjë. Gjatë një telefonate Skype thjesht klikoni menunë prej tre pikash “…” dhe më pas opsionin “Share Screen.”
Përdoruesit tashmë mund të ndajnë ekranin duke përdorur Skype. Microsoft ka shtuar një funksion të ri të disponueshëm prej kohësh në desktop edhe në platformat mobile Android dhe iOS.
Gjithashtu ka përmirësuar telefonatat dhe lançuar një menu të re ku përdoruesit mund të aksesojnë funksionet më të mira të Skype.
Në desktop me shpërndarjen e ekranit përdoruesit mund të shikonin çfarë po ndodhte në kohe reale të kompjuterin e përdoruesit me të cilin po komunikonin në Skype.
Ishte i disponueshëm në Windows, Mac dhe Linux por jo në Skype për platformat mobile.
Në postim në blog Skype përshkruan hapat nevojshëm për ta bërë këtë gjë. Gjatë një telefonate thjesht klikoni menunë prej tre pikash “…” dhe më pas opsionin “Share Screen.”
Menjëherë do të ndani ekranin me personin tjetër që po komunikoni. Në lidhje me arsyet pse duhet të ndani ekranin e smartfonit mund të përmendim disa. Mbase dëshironi të blini diçka me një mik tuajin, apo të komentoni një punë me kolegët. Në çdo mënyrë, ndarja e ekranit mund të rezultojë një ndihmesë e madhe.
Përveçse këtij funksioni, Skype ka adresuar mënyrën sesi thirrjet mobile funksionojnë. Duke prekur njëherë mbi ekran, kontrollet e thirrjeve do të fshihen, ndërsa prekja dy herë do të heqë çdo gjë nga ekranit. Menuja “…” është ridizajnuar për të përfshirë funksionet më të mira.
Për të fituar akses në funksionin “Share Screen” duhet të keni të instaluar versionin e fundit i cili funksionon me telefonët me Android 6.0 ose më shumë dhe iOS 12 ose më shumë. /PCWorld Albanian
Shkarkoni Skype në Android / iOS