Muajin e kaluar u tha se kompania kishte nisur testimet e funksioneve në fjalë dhe tashmë janë live për të gjithë përdoruesit nga dita e sotme.
Ky funksion erdhi natyrshëm jo vetëm në të mirë të përdoruesve por edhe sepse rivalët ofronin thirrje në grup me numër më të madh personash ndërsa Skype kishte ngelur në limitin prej 25.
Në vend të tingullit të thirrjes, përdoruesit do të marrin një njoftim i cili pyet përdoruesit nëse duan të bëhen pjesë.
Gjithashtu ju mund të zgjidhin të telefononi individualisht ose mbarë grupin nëse një njoftim nuk mjafton për ti shtyrë ato të bëhen pjesë e video telefonatës.