Insajderi
Biznes

Skype zgjeron kapacitetin e thirrjeve në grup në 50 persona

Insajderi
05 April 2019 - 20:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Skype ka zgjeruar kapacitetin e thirrjeve në grup në 50 persona dhe shtoi një funksion njoftimi për thirrje të tilla.

Muajin e kaluar u tha se kompania kishte nisur testimet e funksioneve në fjalë dhe tashmë janë live për të gjithë përdoruesit nga dita e sotme.

Ky funksion erdhi natyrshëm jo vetëm në të mirë të përdoruesve por edhe sepse rivalët ofronin thirrje në grup me numër më të madh personash ndërsa Skype kishte ngelur në limitin prej 25.

Në vend të tingullit të thirrjes, përdoruesit do të marrin një njoftim i cili pyet përdoruesit nëse duan të bëhen pjesë.

Gjithashtu ju mund të zgjidhin të telefononi individualisht ose mbarë grupin nëse një njoftim nuk mjafton për ti shtyrë ato të bëhen pjesë e video telefonatës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark