×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Snajperisti ukrainas vret komandantin rus nga një distancë prej 1000 metra

    Insajderi
    09 July 2023 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një snajperist i njohur ukrainas, i fshehur nën nofkën “Alpha”, e ekzekutoi një komandant rus në Bakhmut, nëpërmjet një goditjeje nga një distancë prej 5.900 metrash.

    “Dailystar” raporton se ushtari qëlloi në rajonin e Bakhmutit, ndërsa bën pjesë në 12 ekipet e snajperistëve, që njihen si “forcat fantazmë”, që synim kanë ekzekutimin e rusëve që kanë okupuar Bakhmutin.

    Mediumi britanik shkroi se forcat ukrainase pretendojnë se objektiv i tyre ishte zëvendëskomandanti i forcave ruse në rajon, që i po vizitonte trupat ushtarake. Ai u identifikua nëpërmjet dronit.

    Ekipi ynë e pa atë dhe ai u eliminua, më kanë thënë se ishte një goditje shumë e vështirë. Kjo është vrasja me distancën më të madhe me snajper që kemi bërë, qëkur nisi agresioni dhe kjo është një aftësi që frikëson armikun…Pas gjuajtjes, rusët ishin qartazi shumë të trembur nga aftësia jonë. Shumë rekrutë po dezertojnë”, shprehet një zyrtar amerikan./abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark