×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Snapchat lançon një platformë video lojërash

    Insajderi
    05 April 2019 - 20:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Snapchat lançoi ditën e djeshme një platformë lojërash. Lajmi u bë i ditur në një aktivitet në San Francisco dhe nga dita e sotme kompania do të lançojë disa seri lojërash ekskluzivisht për Snapchat përfshirë një që e quan Bitmoji Party.

    Snap thotë se përdoruesit mund të luajnë me njëri tjetrin në kohë reale me miqtë direkt nga aplikacioni.

    Për këtë Snapchat ka ridizajnuar bisedën me një buton “rocket” dhe klikimi tij hap automatikisht një lojë që mund ta luani live me miqtë.

    Në momentin e lançimit gjashtë titujt janë të disponueshëm të gjithë të bazuar në HTML5 dhe mbulon zhanre të ndryshme.

    Me Bitmoji Party, Snapchat mori inspirim nga klasikja e Nintendo Mario Party. Snapchat ka bashkëpunuar me Spry Fox, ZeptoLab, Game Closure, PikPok and Zynga për titujt e tjerë.

    Nisur nga popullariteti i Fortnite dhe Apex Legends, Zynga ka krijuar Tiny Royale për Snapchat. Ju mund të krijoni një ekip me miqtë ose të luani vetëm përgjatë raundeve 2 minuteshe.

    Lojërat do të jenë një platformë e mbyllur dhe ndryshe nga Facebook Messenger, Snap dëshiron më shumë cilësi sesa sasi. Kompania tha se ka që prej një viti e gjysmë që punon mbi këtë projekt dhe se kishte ardhur momenti.

    Lojërat e tjera janë: Alphabear spin-off called Alphabear Hus

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark