Gjatë këtij viti, ka patur të paktën tre raste të ngacmimeve online çdo ditë në Mbretërinë e Bashkuar.
“Snapchat është një strehë për grabitqarët seksualë”, shkruajti në një artikull Sunday Times pasi siguroi mijëra dosje të policisë që lidheshin me shfrytëzimin seksual të të miturve në aplikacion.
Artikulli i gjerë përshkruan se si dy vajza nën moshën trembëdhjetë vjeç u përdhunuan nga dy burra pasi u njohën në Snapchat.
Një tjetër histori tregon se si një burrë u përpoq të takonte një vajzë 14-vjeçare në të njëjtën mënyrë. Ka edhe qindra raste në të cilat vetë të miturit shpërndajnë fotografi intime.
Nuk dihet nëse rrjeti social do marrë masa për këto veprime.