×
  • Lajme
  • Lajme

    Sokol Bashota sot në gjyq për korrupsion

    Insajderi
    18 October 2018 - 07:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, sot pritet të dalë para Gjykatës në Pejë në procesin në të cilin akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    Në këtë aktakuzë, bashkë me Bashotën janë edhe Enver Berisha, Fadil Gashi dhe Esat Raci.

    Ata akuzohen se në bashkëkryerje kanë keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar sepse në bashkëkryerje pasi kanë rënë dakord që së paku 6 nga 10 banesat në pronësi të Komunës së Klinës t’u caktojnë një çmim për qira për vetveten dhe për eksponentët e partive të tyre politike.

    Sipas aktakuzës ketë e kishin bëre pa plotësuar kriteret objektive dhe duke i anashkaluar aplikuesit gjendja ekonomike e të cilëve ishte e keqe.

    Mbi ish-kryetarin e Komunës së Klinës, Sokol Bashota, po ashtu rëndojnë edhe katër vepra penale për mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave apo dobisë tjetër materiale apo detyrimeve financiare.

    Herën e fundit kishte dështuar të mbahet gjykimi ndaj tij për shkak se Gjykata nuk e kishte ftuar në mënyre të rregullt përfaqësuesin e Komunës së Klinës si palë të dëmtuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark