Kandidati për kryetar të komunës së Vitisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kryetar aktual, Sokol Haliti, në takim me shoqatat e grave ka shpalosur programin e tij qeverisës për mbështetje ndaj tyre.
Me këtë rast, Haliti, ka vlerësuar se gjatë mandatit të kaluar gratë kanë qenë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes në Komunën e Vitisë.
Më tej, ai është zotuar se do të vazhdojë prioritizimin e çështjeve gjinore edhe gjatë katër viteve të ardhshme. “Bizneset të cilat udhëhiqen nga gratë do ta kenë mbështetjen e plotë të komunës, me qëllim avancimin dhe punësimin e tyre”, ka thënë Haliti. Haliti, potencoi faktin se gratë janë storie e suksesit në komunën e Vitisë.