Trajneri i Malishevës, Bylbyl Sokoli ka folur pas debutimit me humbje në ndeshje zyrtare.
Në prononcimin pas ndeshjes për Art Sport, Profa tha se pranuan gola naivë.
Tutje ai shtoi se kjo gjë të pret kur luan me kundërshtar të fortë.
“Prej katër golave që i pësuam, tre prej tyre janë naivë. Por kjo është kur luan me kundërshtarë më të fortë.
Shpresoj që të përforcohemi. Duhet t’i përballojmë edhe këto ndeshje. Është evidente që luftojmë për të mbetur në ligë”.