Për shumëkënd, gotat e mrekullueshme të verës duken si stoli të shtrenjta, fantastike t’i kesh, por jo të domosdoshme t’i përdorësh.
Nëse praktikisht do të provoni të njëjtën shije të verës në gota të ndryshme, do ta kuptoni se e kane shije te ndryshme.
Vera shijon shumë më mire në disa gota sesa në disa të tjera. Prandaj, të kesh gota të mira vere nuk ka të bëj vetëm me estetikën.
Këtë e ka shpjeguar edhe somelieri i parë kosovar, Fidaim Rashiti, i cili së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Sui Generis”, ndërsa ka treguar edhe shumë sekrete tjera.
Për ta kuptuar se si duhet ta mbajmë një gotë verë derisa e shijojmë atë, klikoni në intervistën e bashkangjitur nga minuta e 46:11.