Pas përfundimit të garave të rregullta në Superligë, tani është koha për ajkën e basketbollit kosovar.
Sot fillon “Play-off-i” i Superligës së Kosovës në basketboll, ku ndeshja hapëse do të zhvillohet në Therandë, raporton KosovaPress.
Kampioni aktual i Kosovës, Ylli do të përballet sonte me KB Vëllaznimin me fillim nga ora 20:00 në palestrën e sporteve “13 Qershori”.
Fillimisht do të zhvillohen përballjet në kuadër të çerekfinales, ndërsa më pas gjysmëfinalet dhe finalet.
Skuadra që regjistron e para dy fitore, e siguron biletën drejt gjysmëfinales.
Çerekfinalet e Play-off-it
E mërkurë
20:00 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi
E enjte
20:30 Trepça – Bashkimi