×
  • Showbiz
  • Show

    Sonte fillon Big Brother, Alaudin Hamiti poston foto nga shtëpia ku do të qëndrojnë garuesit

    Insajderi
    20 October 2023 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nisja e edicionit të dytë të formatit gjigant televiziv Big Brother VIP Kosova, do të ndodh sonte.

    Edhe një herë tjetër do të keni mundësinë që të preferuarit e juaj nga kasti i përzgjedhur me shumë vigjilencë, t’i ndiqni 24 orë në ditë në 7 ditë të javës.

    Spektakli i parë ‘Prime’ do të nis sonte, duke filluar nga ora 21:00.

    Nikoqirët e programit edhe për këtë vit do të jenë, prezantuesi nga Kosova, Alaudin Hamiti dhe aktorja nga Shqipëria, Jonida Vokshi.

    Ndryshime do të ketë në panelin e opinionistëve, ku përpos prezantueses, Anita Haradinajt që në këtë rol erdhi edhe në sezonin e parë, një karrige është rezervuar ekskluzivisht edhe për gazetarin, Bledi Mane.

    Ndërkaq, tani është zbuluar pak nga shtëpia e BBVK 2, me Alaudin Hamitin i cili ndau një postim në InstaStory.

    Gjithashtu, nikoqiri ka ndarë edhe një fotografi të studios e cila do të zbulohet tërësisht sonte.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark