×
  • Sport
  • Sport

    Sonte Kosova synon ta bëj hapin e madh drejt kualifikimeve për EURO 2026

    Insajderi
    10 January 2024 - 09:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sonte Kombëtarja e Kosovës në hendboll do ta zhvilloj ndeshjen e parë me Britaninë e Madhe.

    Kosova dhe Britania e Madhe do të përballen sonte prej orës 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

    Është kjo ndeshja e parë e raundit promovues të kualifikimeve për Euro 2026.

    Ndeshja e dytë është të shtunën në Derby të Anglisë. Por Kombëtarja jonë synon që në ndeshjen e parë ta bëjë hapin e madh drejt kualifikimeve të rregullta.

    Të përzgjedhurit e selektorit Bujar Qerimi janë grumbulluar javën e kaluar, kur edhe i luajtën dy miqësore me Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Kombëtarja ka vazhduar më pas punën në Prishtinë, ndërsa atmosfera është shumë e mirë.

    Kombëtarja jonë është favorite ndaj Britanisë së Madhe, ndërsa këtë duhet ta dëshmojë në fushën e lojës.

    Në nëntor, Kombëtarja jonë i luajti dy ndeshje të forta me Sllovakinë në kualifikimet për Botëror. Njërën prej tyre e fitoi.

    Tjetër fitore në Prishtinë synohet të mërkurën mbrëma ndaj Britanisë së Madhe, që në nëntor pësoi dy humbje të thella nga Finlanda.

    Grupi i lojtarëve është kompletuar të martën dhe të gjithë lojtarët që ishin në listë janë të gatshëm për lojë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark