×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Sonte mbahet mbrëmja e muzikës shqipe në RLIOF

    Insajderi
    31 July 2023 - 17:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sonte, ora 20:00, në Amfiteatrin e ri të Bibliotekës Universitare të Kosovës, do të mbahet mbrëmja e muzikës shqipe në kuadër të festivalit të madh të muzikës operistike “Ramë Lahaj International Opera Festival (RLIOF)”, i cili është duke u mbajtur në Prishtinë.

    Nexhmije Pagarusha titullihet mbrëmja që i vë vulë muzikës shqipe në Rame Lahaj International Opera Festival. Këngët e bilbilit të Kosovës do të vijnë tek publiku në përpunime të veçanta duke përmbyllur edhe një edicion të suksesshëm të festivalit operistik.

    Në mbrëmjen e pestë të RLIOF skena u takon: Kaltrina Miftarit, Adhurim Grezdës, Ardiana Bytyçit, Gerald Murrjas, Besarta Murtezanit, drejtuar e shoqëruar nga Keli Band.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark