×
  • Sport
  • Sport

    Sonte ndeshja kundër Ishujve Faroe – Kjo pritet të jetë 11-shja startruese e Shqipërisë!

    Insajderi
    20 June 2023 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka vendosur përseri të luajë me një formacion sulmues në ndeshjen e radhës ndaj Ishujve Faroe në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

    Shqipëria luan sot (e martë) në udhëtim te Ishujt Faroe në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit E.

    Kuqezinjtë janë gati për takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “Torsvollur” të Torshavn, me fillim nga ora 20:45.

    Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho ka ndarë mendjen tashmë për formacionin kundër Ishujve Faroe.

    Sipas informacioneve të fundit, braziliani nuk pritet të bëjë asnjë ndryshim nga ndeshje e fituar ndaj Moldavisë.

    Në portë do të jetë përsëri Etrit Berisha, ndërsa mbrojtja do të formohet nga Elseid Hysaj, Adrian Ismajli, Berat Gjimshiti dhe Mario Mitaj.

    Keidi Bare dhe Ylber Ramadani pritet të kenë detyra mbrojtëse më shumë në mesfushë, ndërsa treshja para tyre do të jetë Jasir Asani, Nedim Bajrami dhe Myrto Uzuni.

    Sokol Cikalleshi do ta mbajë i vetëm qendrën e sulmit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark