×
  • Sport
  • Sport

    Sonte në program 17 ndeshje në kuadër të Europa Ligës dhe Conference Ligës

    Insajderi
    09 March 2023 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Europa League do të luhen 8 sfida interesante. Juventus do të ndeshet në Torino me Freiburgun. “Zonja e Vjetër” shihet favorite në këtë përballje, por nuk duhet të nënvlerësohet ekipi gjerman, pasi në ligën e tij është një ekip konkurrues.

    Gjermanët po luftojnë për një vend në Champions League në Bundesligë dhe Allegri dëshiron të shmangë surprizat pavarësisht disa dyshimeve në stërvitje

    Roma do të përballet në Olimpiko ndaj Real Sociedad. Kjo sfidë pritet të jetë emocionuese, pasi spanjollët janë një ekip shumë i fortë. Spanjollët fluturojnë për në La Liga, ku vetëm Barcelona, ​​Reali dhe Atletico janë përpara tyre dhe Mourinho e di se i pret një sfidë e vështirë e dyfishtë.

    Përplasje e bukur do të jetë dhe ajo mes Sportingut dhe kryesuesëve të premier Leagues Arsenalit, sfidë e cila do të luhet në Portugali. Manchester United pas humbje turpëruese në kampionat me Liverpool 7-0 do të provojë të rikthejë autoritetin në eurpër me përballjen ndaj Real Betisit në “Old Trafford”.

    Sonte, për kualifikimet në çerekfinalet e Europa dhe Conference

    Gjithashtu po për kupat e Evropës, pas sfidës mes Lazios dhe Az Alkmaar që u zhvillua ditën e martë, sot do të luhen edhe përballjet e tjera të raundit të 1/8-ve në Conference League. Kompeticioni më i ri i krijuar nga UEFA është futur në fazën më vendimtare të sezonit, teksa janë disa sfida që spikasin.

    Anderlecht – Villarreal mund të konsiderohet si përballja më e fortë e fazës së 1/8-ve në Conference League. Me petkun e favoritit, jo vetëm për të avancuar më tej, por edhe për të triumfuar në finalen e Pragës, spanjollët duket të kalojnë pengesën belge. Sfida e parë në “Lotto Park” do të jetë një betejë e vërtetë, për faktin se Anderlechti e tregoi se në shtëpi është një kockë e fortë.

    Skuadra e Riemer përmbysi Ludogorets në 1/16-tat. Pas humbjes në transfertën bullgare, belgët në shtëpi u kualifikuan më tej falë penalltive. Në anën tjetër Villareal e mbylli në vendin e parë në grup dhe për spanjollët do të jetë prova e parë në fazën me eliminim direkt.

    Një përballje tjetër e fortë që pritet të dhurojë spektakël është edhe Fiorentina me Sivassporin. Ekipi i Vincenzo Italianos vjen nga një moment pozitiv. Në ndeshjen e fundit në Seria A fituan kundër kampionëve në fuqi të Milanit, ndërsa tani vëmendja zhvendoset në Conference League.

    Fiorentina, ashtu si Villarreali, kuotohet si një favorite për ta fituar këtë edicion. Megjithatë klubi italian nuk do ta ketë të lehtë përballë turqve të Sivassporit. Kjo ndeshje do të gjykohet nga arbitri shqiptarë i Superiores Enea Jorgji. Ja dhe kalendari i ndeshjeve:

    Sonte, për kualifikimet në çerekfinalet e Europa dhe Conference

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark