Sonte në Prishtinë do të vazhdojë nata e dytë e Prishtina Fashion Nights, ku do të prezantohen veshje të koleksionit pranverë-verë.
Blodin Karaxhës, një nga organizatorët e ngjarjes, i tha Insajderit se sonte do të shpalosin kreacionet e tyre 22 dizejnatorë me gjithsej 35 modelë.
Karaxha ka treguar se në natën e parë u shpalosen vellot dhe fustanet solemne nga shtëpitë e ndryshme të modës, kurse nata e sotme do të ketë koleksionin me veshje të përditshme që quhet“Ready to Wear”.
Ky është edicioni i tetë i Prishtina Fashion Nights, dhe kësaj radhe si sponsor kryesor ka kompaninë e veshjeve, Istanbul Dantel,kurse gjithçka është e kuruar nga“Be Models dhe IB Events”./Insajderi.com