×
  • Sport
  • Sport

    Sonte vendoset kampioni i Superligës së Kosovës në basketboll – spektakël i garantuar në ‘Minatori’

    Insajderi
    18 May 2023 - 13:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edicionit 2022/2023 në Superligën e Kosovës në basketboll i vije fundi ditën e sotme.

    Trepça dhe Peja e luajnë sonte ndeshjen pestë finale të “Play-Off”-it, sfidë kjo që njëherit përcakton edhe skuadrën kampione.

    Palestra sportive “Minatori” në Mitrovicë do të jetë arenë e përballjes nga ora 20:00 mes dy rivalëve të vjetër të basketbollit kosovar.

    Seria finale pas katër takimeve është e barabartë 2:2, andaj ekipi që triumfon sonte do të shpallet kampion i Kosovës.

    Dyja skuadrave u mungon trofeu i më  të mirit për rreth një dekadë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark