Megjithatë, kjo mund të jetë larg realitetit, nëse deklarata nga gjigandi japonez i teknologjisë është ndonjë tregues.

Takashi Mochizuki, gazetar i The Wall Street Journal, zbuloi në Twitter se Sony ka konfirmuar se nuk do të lansoj një pasardhës të PlayStation 4 për të paktën 12 muajt e ardhshëm.

Bazuar në këtë pretendim, është e mundur që PS5 të mund dal në treg diku në mes të 2020.

Megjithatë, mund të duhen disa muaj pas lansimit para se PS5 të vihet në dispozicion të klientëve, ndoshta diku në vjeshtë të vitit 2020.

PS4 për shembull, u lansua në nëntor 2013 në Amerikën e Veriut.

Pavarësisht paqartësive në lidhje me lansimin e PS5, është e sigurtë se Sony po zhvillon konsolën e gjeneratës së ardhshme, siç është konfirmuar më parë nga presidenti Kenichiro Yoshida.

Nuk dihet shumë për PS5 në aspektin e specifikave. Sidoqoftë, Mark Cerny, arkitekt prapa PS4 dhe Vita, konfirmoi më parë këtë muaj se tastiera do të mundësohet nga një CPU 8-core AMD Ryzen, çiftuar me një GPU Navi.