×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sot bëhet varrimi i 20-vjeçarit që u godit për vdekje nga vetura në Prizren

    Insajderi
    18 December 2023 - 08:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Molos Delija, njëri nga personat që u godit për vdekje në autostradën “Ibrahim Rugova” në orët e para të së dielës, do të varroset sot në varrezat e qytetit në Gjakovë.

    Delija vdiq në moshën 20-vjeçare.

    Nga aksidenti mbetën të vdekur tre të rinj, teksa lidhur me rastin me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dy persona të dyshuar.

    Dyshohet se në Prizren u organizuan gara ilegale, ndërsa viktimat ishin në cilësinë e këmbësoreve kur vetura humbi kontrollin duke i goditur ata për vdekje.

    Pas këtij rasti u kërkuan dënime më të ashpra në trafik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark