×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sot dalin para gjykate Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

    Insajderi
    03 December 2023 - 08:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, në mesin e tyre edhe bashkëshorti i saj Naim Murseli, do të dalin sot para Gjykatës Themelore të Prishtinës ku do të mbahet seanca dëgjimore nga ora 09:30.

    Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

    Ndërkaq, Prokurorja e Shtetit ka përpiluar kërkesën për paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerëve që dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt.

    “Kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është përpiluar nga Prokurorja e Shtetit ndaj tre personave të dyshuar, të përfshirë në rastin e vrasjes së rëndë dhe brenda afatit ligjor do të delegohet në gjykatë”, tha dje për Insajderin zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

    Liridona Ademaj Murseli u vra të mërkurën mbrëma gjatë një grabitjeje të armatosur në Sinidoll të Prishtinës, ndërsa bashkëshorti i saj me fëmijët kanë arritur që të ikin nga vetura.

    Ajo është varrosur të premten në Cërmjan të Gjakovës.

    Bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, personi me inicialet G.P., që dyshohet të jetë vrasësi i Liridona Ademajt dhe personin e tretë me iniciale K.K., u arrestuan të premten nga Policia e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark