Insajderi
Insporti

Sot ditë pushimi për ekipin kosovar në Lojërat Olimpike

Insajderi
31 July 2024 - 11:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sot ditë pushimi për ekipin kosovar në Lojërat Olimpike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Që nga 26 korriku janë duke u mbajtur Lojërat Olimpike “Paris 2024”, aty ku po merr pjesë edhe shteti i Kosovës.

Deri më tani, Kosova nëpërmjet xhudos ka arritur të fitojë një medalje të argjendtë dhe një të bronztë, me Distria Krasniqin dhe Laura Fazliun.

E pas pesë ditësh angazhim të garuesve tanë, sot për ta nuk do të ketë asnjë garë për medalje.

Kur jemi në ditën e pestë, në ekipin tonë tashmë kanë mbetur edhe tre garues.

Më 1 gusht, pra nesër, Loriana Kuka synon medalje duke i nisur garat nga ora 10:00 e mëngjesit, që është edhe xhudistja e fundit.

Kurse më 2 dhe 3 gusht, Gresa Bakraçi e ka garën e saj në atletikë, duke filluar nga ora 19:45, ndërsa Hana Beiqi në not nga ora 10:00 e mëngjesit.

Kosova në këtë olimpiadë është prezantuar me nëntë garues nga sporte të ndryshme


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark