×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot do të pastrohet Liqeni Badovcit

    Insajderi
    17 November 2018 - 09:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksion i pastrimit do të zhvillohet në Liqenin e Badovcit në Prishtinë.Ky aksion po bëhet në kuadër të fushatës ” Ta pastrojmë Kosovën”, aksioni është paraparë të fillojë në orën 11.

    Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” organizohet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i cili u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve dhe qytetarëve të vendit që t’i përgjigjen thirrjes për pastrimin e vendit nga mbeturinave.

    Në aksion kanë njoftuar se do të marrin pjesë kompanitë e pastrimit, FSK, Policia e Kosovës, KFOR-i, agjencitë e ndryshme shtetërore, ministritë, komunat, nxënësit dhe mësimdhënësit, kompanitë private e të tjera.

    Aksioni  ka filluar në shtator dhe do të zgjasë deri me 13 dhjetor.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark