×
Zgjedhjet 2021

Sot është Dita e Profesionit të Përparim Ramës

Insajderi
08 November 2021 - 15:03
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përparim Rama, kandidat për kryetar të Prishtinës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në “Ditën Urbanizmit” e njohur edhe si “Dita Botërore e Planifikimit të Qytetit”, ka thënë se, me të në krye të komunës çdo ditë do të jetë ditë e shënuar për një riorganizim urban më të mirë të qytetit tonë.

“Në më shumë se në 30 shtete, çdo 8 nëntor festohet “Dita e Urbanizimit”, e njohur edhe si “Dita Botërore e Planifikimit të Qytetit”. Kjo ditë është shumë e rëndësishme për secilin qytet, sepse promovon rolin e planifikimit urban. Me mua në krye të Komunës, çdo ditë do të jetë ditë e shënuar për një riorganizim urban më të mirë të qytetit tonë.

Urbanizimi dhe arkitektura janë fushat e shkollimit tim dhe gjithë jeta ime profesionale i dedikohet këtyre fushave, vënies së tyre në shërbim të mirëqenies njerëzore dhe të promovimit të vlerave të përbashkëta shoqërore.

Në nëntor të vitit 2003 kam marrë gradën Master i Shkencave, me vlerësimet më të larta, pasi kam ndjekur një program të miratuar për Informatikën dhe Dizajnin në Arkitekturë. Sot jam pjesëtar i Institutit Mbretëror të Arkitektëve Britanikë (RIBA).

Secili qytet ka nevojë për urbanizëm, për planifikimin e ndërveprimit të qytetarëve me mjediset ku jetojnë dhe punojnë, sepse planifikimi i mirë urban, ndikon drejtpërdrejtë në zhvillimin pozitiv të qytetit.

Prishtina duhet të kthehet në qytet praktik, të pastër e me plot përjetime të bukura, që janë qëllimet kryesore të një urbanisti”, ka shkruar Rama në rrjetin social facebook.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark