×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Sot është ditëlindja e Rexhep Qosjes, shkrimtarit dhe akademikut të madh

    Insajderi
    25 June 2023 - 21:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot është ditëlindja e 87-të e akademikut dhe shkrimtarit të madh shqiptar, Rexhep Qosja. Ai ka lindur më 25 qershor të vitit 1936 në Vuthaj të Gucisë.

    Akademik Qosja është njëri ndër historianët me të shquar të letërsisë shqipe, kritik letrar i spikatur, shkrimtar me zë të veçantë, dramaturg me vlera të larta artistike, publicist e polemist i jashtëzakonshëm, anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ai ishte i angazhuar edhe në politikën e Kosovës para, gjatë dhe për një kohë edhe pasluftës çlirimtare. Edhe në ditët e sotme është aktiv me kontribute të çmuara intelektuale.

    Vepra monumentale e Profesor Rexhep Qosjes, është njëra ndër shtyllat kryesor të lirisë sonë, shtetit të Kosovës e të popullit të saj si dhe gjithë kombit shqiptar.

    Veprat më të rëndësishme të Rexhep Qosjes janë: “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, roman, “Nata është dita jonë”, roman, “Bijtë e askujt”, roman, “Mite të zhveshura”, drama, “Nocione të reja albanologjike”, studim, “Tri mënyra të shkrimit shqip”, studim, “Histori e letërsisë shqipe: Romantizmi”, studim dhe shumë vepra të tjera të vlershme letrare, shkencore dhe publicistike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark