Sot feston ditëlindjen kantautori i njohur shqiptar, Flori Mumajesi. Ai mbush plot 42 vjet. Ndonëse është zhdukur prej kohësh nga bota e muzikës, këngët e tij vazhdojnë të dëgjohen edhe sot.
Megjithatë, Flori ka hequr të gjitha projektet nga kanali i tij zyrtar, por disa prej tyre figurojnë në kanale të ndryshme.
Të shumtë janë personat që kërkojnë me ngulm rikthimin e Florit në skenë, pasi është një prej zërave më të mirë të muzikës shqiptare, por për fat të keq ende nuk ka asnjë shenjë prej tij.